Marclei Santos lojtari i javës në BKT Superligë

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar xhiro e katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Për befasinë më të madhe të kêsaj jave u përkujdes Ulpiana, që triumfoi 2-3 në udhëtim te Gjilani.

Lipjanasit kanë bërë një ndeshje të madhe dhe kanë marrë fitoren e parë në këtë kampionat.

Më meritori për fitoren e tyre ishte sulmudsi brazilian, Marclei Santos.

Braziliani shënoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim në përballje me Gjilanin.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Marclei Cesar Chaves Santos, YLLI I JAVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 5-të në #BKTSuperligë është shpallur Marclei Cesar Chaves Santo i KF Ulpiana
Marclei Cesar, qendër sulmuesi i FC Ulpiana kontriboi me dy gola të shënuar për të arkëtuar fitoren e parë skuada e tij në #BKTSuperliga 2021/22.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Arianit Aliu, menaxher i operacioneve në BKT, dega Lipjan.

Të ngjashme