Anësori i Chelseat, Marcos Alonso është dënuar me tri ndeshje mos-lojë shkaku i sjelljeve të këqija ndaj sulmuesit të Southamptonit, Shane Long.
Spanjolli do të mungojë në gjysmëfinale të kupës FA dhe për ndeshje e Premier Ligës ndaj Burnleyt dhe Swansea Cityt.
Alonso është parë duke shkelur këmbën e Long në fitoren dramatike të Chelseat me rezultat 3 me 2.
Emerson Palmieri do ta mbulojë hapësirën e lënë nga Alonso i suspenduar.