Marcus Smart dhe dy lojtarë të Lakersave infektohen me Coronavirus

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti i Boston Celtics, Marcus Smart dhe dy basketbollistë të LA Lakers janë infektuar me koronavirus.

Skuadra e NBA-së, Lakers, nuk ka bërë të ditur emrat e lojtarëve të prekur nga pandemia, por ka njoftuar se ata janë testuar së bashku me të tjerët pas ndeshjes me Brooklyn Nets më 10 mars. Katër lojtarë të Netsave kanë dalë më herët pozitiv në testet për koronavirus.

“Ne kemi mësuar se dy lojtarë të Lakers kanë dalë pozitiv. Të dy lojtarët nuk kanë simptoma. Ata janë në karantinë dhe nën kujdesin e përgjegjësve”, ka njoftuar Lakers.

NBA aktualisht është e pezulluar. Qendra e Utah Jazz, Rudy Gobert, u bë lojtari i parë i NBA-së që doli pozitiv në testet për koronavirus. Kevin Durant është një lojtar tjetër i prekur, ndërsa janë edhe disa të tjerë.

Marcus Smart i Boston Celtics ka treguar vet se është me koronavirus.

“Jam testuar pesë ditë më parë dhe rezultati ka ardhur. Ai është pozitiv”, ka shkruar Smart në Twitter. “Nuk kam simptoma dhe po ndjehem mirë. Por gjenerata e re në vendin tonë duhet të qëndrojë në distancë. Kjo nuk është shaka. Së bashku mund të mposhtim këtë, por duhet të qëndrojmë larg njëri-tjetrit për një kohë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme