Maresca: Atmosfera te Manchester City është fantastike, jemi të fokusuar te futbolli

Prishtinë | 08 Tet 2026 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Enzo Maresca ka folur për gjendjen e skuadrës së Manchester Cityt para dy ndeshjeve të rëndësishme ndaj Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain.

“Ndjesia është fantastike, për të qenë i sinqertë. Lojtarët janë të emocionuar për dy ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Maresca.

Trajneri i Cityt theksoi se skuadra është veçanërisht e motivuar pasi aktualisht kryeson Premier League-n dhe se fokusi i lojtarëve mbetet vetëm te futbolli.

“Sidomos sepse në këtë moment jemi në krye të kampionatit. Lojtarët janë thjesht të fokusuar te kjo. Ata e dinë se çfarë mund të kontrollojmë dhe ajo është ana sportive”, shtoi Maresca.

Të ngjashme