Mariah Carey po kalon kohë të mirë me familjen e saj moderne.
Këngëtarja 48-vjeçare së fundmi është parë me të dashurin Bryan Tanaka dhe ish-burrin Nick Cannon në Aspen, transmeton Klan Kosova.
Mariah ishte duke bërë Pazar me Bryan në Louis Vuitton përpara se të shkonte në shtëpi për t’ju bashkuar familjes.
“Jam shumë mirënjohëse për bekimet gjatë këtij viti. Jam falënderuese për dashurinë që kam përreth, nga familja, miqtë dhe fansat. Gëzuar Krishtlindjet”, shkroi ai në Instagram pasi postoi një fotografi.