Nëse nuk e keni ditur, Mariah Carey ka vuajtur nga çrregullimi mendo bipolar i tipit 2.
Në një intervistë të fundit për People, këngëtarja ka folur për shëndetin e saj mendor dhe gjendjen aktuale, transmeton Klan Kosova.
“Kam pasur shumë momente të vështira në jetën time kur mendoja se po humbisja gjithçka. Nuk doja ta besoja apo të kapesha pas stigmës së një sëmundje të përjetshme e cila mund të më përcaktonte fundin e karrierës sime”, tha Mariha.
Artistja 48-vjeçare foli hapur për këtë periudhë të trishtuar në jetën e saj, ku për shkak të këtij çrregullimi mendor është dashur të shtrihej në spital gjatë vitit 2001.