Dikush e ka hakuar profilin e këngëtares Mariah Carey (49) në Twitter, shkroi “Daily Mail”. Një seri e tweeteve të pazakonta filloi të shfaqet në llogarinë e këngëtares ndërsa disa prej tyre e permendin edhe reperin Eminem (47) me të cilin këngëtarja e ka një të kaluar.
Kushdo që e ka hakuar profilin e këngëtares ka shkruar se Eminem ka penis të vogël. Në fund tweetet u fshinë nga profili i saj, dhe zyrtarët e Twitterit thanë se e kishin filluar hetimin.
“Shkoj të shtrihem dhe ndodh kjo?”, komentoi Mariah pasi u postuan mesazhet në rrjetin social.
“Sapo kuptuam për problemin, i kemi mbyllur llogaritë, dhe aktualisht jemi duke e hetuar situatën”, njoftuan nga kompania.
Nëse e përjashtojmë situatën e re, java e kaluar për Mariah ka qenë fantastike, shkruan KOHA Ditore. Ajo ka realizuar diçka që ende askujt nuk i ka shkuar për dore dhe për mikrofoni. Këngëtarja me hitet e saj arriti në vendin e parë në listën e Billboard në katër dekada të ndryshme; nëntëdhjetave, zerove, dhjetërave dhe e njëzetave, duke pasur parasysh se hiti i saj ‘All I Want for Christmas Is You’ do të kryesojë në top lista të paktën deri më 4 janar të vitit 2020, raportoi Billboard.