Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, ka dhënë nënshkrimin për thirrjen e seancës, e cila tashmë është vendosur se do të mbahet nesër në orën 11:00, ku do të votohet për Qeverinë Hoti.
Por për dallim prej deputetëve tjerë të partisë, ajo ka vënë edhe “një kusht”.
Geci përkrah nënshkrimit, ka lënë edhe një mesazh ku thuhet: ky nënshkrim nuk vlen në asnjë formë për koalicion me PDK-në”.
Në listën e deputetëve nënshkrues janë 26 përfaqësues të LDK-së në Kuvend, nga 28 sa i ka kjo parti. Në këtë listë nuk figuron nënshkrimi i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit Haxhi Avdyli.
Ndonëse fillimisht e kishin kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë Kurti, Ardian Shala dhe Fatmir Rexhepi, kanë përkrahur nismën e partisë së tyre për seancë.
Në listën e nënshkruese janë 61 deputetë.