Marilyn Monroe lindi më 1 qershor 1926 në Los Angeles. Vdekja e parakohshme i dha një fund edhe karrierës sësaj. Megjithatë edhe në 100 vjetorin e lindjes kujtimi ndaj Monroe-së mbetet në të gjithë botën i paharruar.
Mes sexappeal-it dhe mjeshtërisë së aktrimit
“Arsyet për suksesin en jashtëzakonshëm të Monroe-së kanë të bëjnë në radhë të parë me trupin e saj “, shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj të ri: “Pothuajse s’ka asnjë hir femëror, që nuk e posedonte ajo.” E për këtë arsye shpesh aftësia e saj si aktore spostohej në sfond: “Sexappeal-i dha fama e saj (…) e kanë shkëputur vëmendjen nga puna e saj artisitkike.”
Origjinalitet
Autorja në librin e saj ka përmbledhur zëra të ndryshëm, që kanë vlerësuar fenomenin MM. Bashkëshorti i fundit i Monroe-së, dramaturgu Arthur Miller, ishte i konfuzionuar: “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”
Seks & shpirt
“Unë isha i martuar, dhe Marilyn s’guxonte të nxirrte koka nga dera pa u fotografuar menjëherë, e kësisoj ne kalonim shumë kohë vetëm të dy”, kujton Miller: “Gjatë kësaj kohe ne bisedonim gjatë, sikur të mund të lëviznim të shpenguar në mesin e shpërqendrimit.”
Moral
“Një moral më i lirë dhe më i drejtë publik do t’ia kishte lehtësuar asaj pranimin e vetvehtes”, shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj mbi dilemën që kish mbërthyer Monroen: “Ka shumë të vërteta në tezën, se ajo ishte ikona më e bukur e seksit në vitet 50-të dhe njëkohësisht viktimë e një hiporkizie akute të asaj kohe.”
Puritanizëm
“Edhe pas ndryshimeve të mëdha të viteve gjashtëdhjetë, revolucionit seksual, feminizmit dhe zhvillimeve të tjera Amerika në thelb të zemrës së vet mbetet një kulturë puritaniste, e cila e sheh veten të kërcënuar nga fuqia e seksit dhe tregon menjëherë me gisht ndaj kujdto, që i tejkalon kufijtë.” (Barbara Sichtermann)
Karizma
Shkrimtari Truman Capote ishte mik i artistes. Ai shkruan: “Ajo ka prezencë, një rrezatim të brendshëm, një inteligjencë që ndriçon papritur, që asnjëherë nuk u bënë të dukshme në skenë. Të gjitha këto janë aq delikate dhe të brishta, sa vetëm një kamera është në gjendje, t’i fiksojë çaste të tilla.”
Pushtet & influencë
Shumë vonë ajo mundi të çlirohet nga zinxhirët e Hollywood-it: “Monroe, që për shumë kohë u përqesh nga kineastët, arriti t’i gjunjëzojë shoqëritë e produksioneve! Projekti i filmit, skenari dhe regjisori duhej të miratoheshin prej saj. (…) Pse? Sepse fabrika e ëndrrave deri në atë kohë nuk ia kishte dalë të fabrikonte një bjonde të re, që do të mund të zinte vendin e saj.” (Joyce Carol Oates)
Çmimi i suksesit
“Marilyn vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film.” (Arthur Miller)
Vdekja e parakohshme
“Kam ndjenjën, se ajo nuk do të plaket në këtë profesion. E di, që është absurde, por kështu është. Kam frikë, se ajo do të vdesë e re. Njëkohësisht shpresoj, madje lutem, që ajo së paku të jetojë aq sa, talenti i veçantë, si një shpirt i trazuar i mbyllur në shishe, më në fund të mund të shpërthejë.” Kështu ka shkruar Truman Capote më 1955, shtatë vjet para vdekjes së Marilyn Monroes.