Marilyn Monroe është vrarë nga autoritete e CIA-s, për të parandaluar që ajo të nxirrte të vërtetën në lidhje me incidentin e Roswell, sipas një gjuetari UFO-sh.
Aktorja dhe modelja Marilyn Monroe u gjet e vdekur, në Los Angeles, në 5 gusht të vitit 1962, pas kishte kaluar në overdoze.
Por një shënim i vetëvrasjes, nuk u zbulua kurrë dhe teoritë e konspiracionit filluan të ngriheshin, duke thënë se ikona e filmit në të vërtetë, ishte vrarë.
Në një dokumentar, Dr.Steven Greer deklaroi, se i ishte dhënë një përgjim i një telefonate, që ishte kryer mes Marilyn dhe ish-gjeneralit Robert Kennedy, e cila datonte vetëm dy ditë para vdekjes së saj.
Dyshja ishin të përfshirë në një situatë të çuditshme dhe drejtues të qeverisë kërkonin të kishin në dorë telefonin, për t’u siguruar se ajo nuk do të nxirrte asnjë sekret.