Marina amerikane raportohet se po planifikon të ndërtojë qendra të ndalimit të emigrantëve në bazat ushtarake.
Një draft memo e publikuar nga revista Time, përshkruan planet për ndërtimin e kampeve që do të mbajnë 25 mijë emigrantë. Memo thotë se kampet do të ndërtohen në fusha ajrore të braktisura në Kaliforni, Alabama dhe Arizona.
Një tjetër kamp në afërsi të San Francisco është projektuar për 47 mijë njerëz, thotë memo, shkruan Top Channel.
Një zëdhënës i Pentagonit tha se ushtrisë nuk i është kërkuar nga Departamenti për Sigurinë e Brendshme të ndërtojë plane specifike, por është duke u angazhuar “në një planifikim të kujdesshëm, nëse DSB do të kërkojë asistencë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm”.
Por ushtria amerikanë tha të enjten se qeveria i ka kërkuar të bëjë gati strehë për 20 mijë fëmijë emigrantë. Memo e Marinës vlerëson se do të duhen 233 milionë dollarë për 25 mijë njerëz për 6 muaj.