Listës sekrete të PS, ku mblidhen të dhënat e qytetarëve në mënyrë të jashtëligjshme, për tu përdor për qëllime elektorale, të bërë publike në media nuk i kanë shpëtuar edhe dy personazhe të njohura të showbizit.
Motrat Vjollca, të cilat prej vitesh drejtojnë emisionet përkatëse, primetime në dy nga televizonet kryesore të vendit.
Marina po drejton ”Klanifornia” në Tv Klan, e ndërsa Luana është autore e emisionit “Shiko kush luan” në Top Channel.
Përveçse në formate të ndryshme televizive, motrat Vjollca i bëjnë “konkurrencë” njëra-tjetrës mesa duket jo vetëm në profesion.
Sipas databases sekrete të PS, Marina Vjollca rezulton votuese e LSI-së ndërsa e motra duket sikur ka një tjetër preferncë politike. Luana rezulton votuese e Partisë Socialiste. Ende nuk dihet nëse motrat Vjollca kanë ndryshuar preferncat këtë vit pasi patronazhistia e tyre nuk ka ende informacion.