Në media njihet si Marina Fara, vajza e këngëtares së dashur Eli Fara. Që në daljet e saj të para, ajo ra në sy për format seksi. E, në fakt, kaq i mjaftoi për të gjetur shpejt rrugën e famës.
Marina e pa veten si kryeartikull në lajmet e showbizzit. Herë për pozat seksi, e herë për historitë e dështuara të dashurisë, ajo ia doli të merrte famën e një “VIP”.
Por, në fakt, pak e dinë që në fakt, Marina quhet Roxhensa dhe nuk ka mbiemrin e të ëmës, por të babait, pra Roxhensa Vangjush Kapurani. Emri i saj doli në superaksionin e policisë ditën e djeshme, ku u arrestuan mbi 30 persona, ndër ta edhe analisti Henri Çili.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se emri i saj ka dalë në këto përgjime, në rrjetin e personave që është arrestuar për drogë.
Policia, bëhet me dije për “Gazeta Shqiptare”, ka ushtruar tashmë kontrolle në banesën e saj dhe nga ana e prokurorisë do të kërkohet masa ‘detyrim paraqitje’. Është ende i paqartë roli që ajo ka pasur në këto përgjime, por nisur nga masa e lehtë që kërkohet nga prokuroria, Roxhensa me gjasa do të jetë kapur në biseda me njërin nga personat e arrestuar.
Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona.
Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese.