Bukuroshja shqiptare, Marina Vjollca, ka postuar në rrjetet sociale disa foto kur ka qenë adoleshente, për “të dëshmuar” se edhe atëherë ka pasur linja të bëshme trupore.
“Viti 2007, pak muaj pa bërë 17 vjeç”, ka shkruar ajo, poshtë njërës foto.
“Nuk kisha komentuar ndonjëherë lajmet për ‘ndërhyrje kirurgjikale’, po mendoj se u teprua me akuza të paqena…”, ka theksuar Marina.
“Jam bërë pjesë e televizionit në moshën 15-vjeçare e normale që kam qenë në proces formimi dhe mënyra e të bërit make up është shumë ndryshe nga përpara. Flm për ‘skeptikët'”, është shprehur Marina.
Ajo ka postuar dhe një foto tjetër, kur ishte 15 vjeçe, kur sapo kishte filluar të kërcente në emisionin “Fiks Fare”.