I huazuar në verë te rusët e Lokomotivës së Moskës, fantazisti portugez Joao Mario po bën mjaft mirë, por duket se ko mund të mos mjaftojë që klubi i tij të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare nga Interi.
Marrëveshja parashikon që klubi rus mund ta blejë kartonin e fantazistit për shifrën e 18 milionë eurove, shumë të cilën te Lokomotiva nuk kanë ndërmend ta paguajnë ndaj kanë kërkuar nga Interi një zbritje të ndjeshme, ose rinovim të huazimit.
Braziliani kushton rreth 15 milionë euro në arkat e klubit milanez, ndaj opsioni për të bërë ulje nuk parashikohet, por duke qenë se lojtari nuk bëj pjesë në planet e Contes, pritet të studiohet opsione të tjera për transferimin e tij.
Një ndër ta është ai i spanjollëve të Betisit, të cilët ndjekin prej kohësh portugezin dhe janë gati të kënaqin Interin me 18 milionë euro, për ta marrë Joao Marion këtë verë në Andaluzi, vend që fantazisti mund ta përdorë si trampolinë për t’u rikthyer në nivele të lart.
Megjithatë shumë e rëndësishme do të jetë edhe performanca e Joao Marios në Kampionatin Europian me Portugalinë, pasi nëse do të dhurojë të njëjtat paraqitje si në Euro 2016, mund të zgjojë interesin e shumë skuadrave.