Familja e cila qëndron prapa markës së njohur të modës Louis Vuitton, është zotuar se do t’i dhurojë 200 milionë euro për rindërtimin e Notre Dame të Parisit, katedralja e cila u dëmtua dje nga zjarri.
“Louis Vuitton është krenar që është pjesë e Grupit LVMH, i cili, së bashku me familjen Arnault, është e angazhuar për të ndihmuar në rindërtimin e kësaj katedrale të jashtëzakonshme, simbol të Francës, trashëgiminë e saj dhe unitetin e saj”, tha grupi në një deklaratë të lëshuar, njofton Klan Kosova.
“Së bashku do të japin 200 milionë euro në fondin e dedikuar për rindërtimin e kësaj pune arkitekturore”, theksohet më tej.
Grupi konglomerat LVMH përbëhet nga 70 shtëpi luksoze në të gjithë industrinë e verërave, modës, parfumit, kozmetikës dhe bizhuteri.
Kompania gjithashtu ofroi autoriteteve franceze të gjitha ekipet e saj, duke përfshirë specialistë krijues, arkitektonikë dhe financiarë, për të ndihmuar në përpjekjet për rindërtimin dhe mbledhjen e fondeve.