Marketi i Ndërtimit për herë të parë në Kosovë – Hasani: Synojmë rritjen e shitjes, e zbritje për qytetarët

Prishtinë | 30 Kor 2023 | 15:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Ekipi A Managment” i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, sjell për herë të parë në Kosovë brendin ndërkombëtar të Marketit të shitblerjes së banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese.

Avdullah Hasani, pjesë e ekipit i tha Ekonomia Online se Marketi është mënyrë tjetër e promovimit dhe dallon nga panairet.

Sipas tij, deri më tani janë konfirmuar 70% të kompanive pjesëmarrëse e që janë ndër kompanitë më serioze në vend.

Ai më tej shtoi se në Market parashikohet të marrin pjesë rreth 15 000 vizitor ku synohet të arrihen shumë marrëveshje të shitblerjes ndërmjet qytetarëve dhe kompanive më prestigjioze të ndërtimit.

“Marketi i produkteve të ndërtimit po  mbahet për herë të parë në Kosovë me datën 31, 1 dhe 2 shtator gusht, me qëllim që të rritet intensiteti i produkteve të ndërtimit dhe qytetarët të përfitojnë nga ofertat që kompanitë e ndërtimit i ofertojnë”.

“Marketi mbahet për herë të parë i versionit të tillë dhe synojmë që ta bëjmë tradicional edhe për vitet e ardhshme. kemi pas marrëveshje me disa kompani të produktet, marrëveshje me kompanitë e ndërtimit janë të versionit të atillë që të rritet intensiteti i shitjes”.

“Të gjitha kompanitë që marrin pjesë në market kanë për qëllim që të ofrojnë zbritje nga ofertat e tyre që i kanë pasur deri më tani dhe qytetarët të përfitojnë. Marketi është i pari i këtij versioni që dallon nga panairet tjera, sepse nuk është vetëm ekspozues por ka për qëllim rritjen e shitjes dhe përfitimin nga zbritjet për qytetarët e Kosovës”.

Marketi do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit me datën 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Të ngjashme