Është hapur Marketi i Ndërtimit, pjesë e të cilit janë bërë 30 kompanitë më prestigjioze të ndërtimit dhe të produkteve të ndërtimit. Qytetarët që vizitojnë këtë panair, për tri ditë, do të kenë mundësi të përfitojnë çmime të ulëta, raporton Ekonomia Online.
Pritjet e organizatorëve janë që në këtë panair të marrin pjesë mijëra veta, e ku synohet të arrihen marrëveshje të shumta të shitblerjes mes kompanive më prestigjioze të ndërtimit dhe qytetarëve që marrin pjesë në këtë panair.
Panairi më i madh e unik i mbajtur ndonjëherë, hap dyert që nga sot dhe do të mbahet për tri ditë radhazi në sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Marketi i Ndërtimit mbahet në ditët kur edhe qindra mijëra mërgimtarë janë kthyer në vendlindje për pushime verore. Avdullah Hasani, pjesë e ekipit i tha Ekonomia Online se Marketi është mënyrë tjetër e promovimit dhe dallon nga panaire tjera. Tha se synon që ta bëjnë tradicionale.
“Marketi dallon që nga versionet e organizimeve Ne kemi dashur që së bashku me ekipen të bëjmë ballë një presioni të kohës por Marketi i tillë besoj se do t’i kënaq kërkesat e qytetarëve, e të cilët kanë dashur që të përfitojnë oferta më të ultë”.
“Uroj që edhe pjesëmarrësit dhe qytetarët të ndahen të kënaqur, ta bëjmë tradicional dhe në mënyrë që edhe Kosova ta ketë Marketin e saj unik që nuk e kemi parë më herët”, tha Hasani.
Kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, foli për mungesën e investimeve në Kosovë. Tha se ndër shkaktarët për mungesë të investitorëve të huaj, janë edhe krizat në veri.
“Investitorët po na mungojë dhe sipas statistikave, duhet rregulluruar pak më shumë besueshmëria ndaj konsumatorëve. Krizat në veri po i largon më shumë investitorët sepse një vend me kriza nuk sjell investitorë”.
“I kanë zmbrapsur paksa investitorët e huaj dhe bëjmë thirrje ndaj institucioneve që të ndërmarrin hapa në këtë drejtim”, u shpreh Shahini.
LEXONI EDHE: