Marko Caka në një film me aktorin amerikan: Will Smith më mirëpriti si shqiptar

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Marko Caka po vazhdon me sukses të bëjë karrierë prej artisti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktori ka marrë së fundi një lajm të mirë teksa ka konfirmuar se do të jetë pjesë edhe të një filmi hollivudian.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka treguar se është përzgjedhur të jetë pjesë e kastës së aktorëve të filmit, “Bad boys in life”, ku në rolin kryesor paraqitet Will Smith.

“Ishte ëndërr për mua të luaj pranë Will Smith, të cilit ja kam shprehur në takimin tim të parë dy vjet më parë, dhe që e ka pritur shumë mirë, aq më tepër kur mësoi se jam shqiptar”, pohoi artisti.

Theksojmë se xhirimet e filmit do të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm gjersa disa skena filmohen në Atlanta dhe Miami.

Versioni trete i këtij filmi ka një pritshmëri të madhe se bashkon edhe një here pas 23 vjetësh dy protagonistet kryesore Smith dhe Martin Lawrence.

Sipas Sony Pictures, në këtë film kanë shprehur dëshirën t’i bashkohen kastit edhe yje të tjerë, por emrat e tyre akoma nuk janë bërë publike nga ana e produksionit.

Ndryshe, premiera e filmit pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave botërore në fillim të vitit 2020.

Marko Caka në një film me aktorin amerikan: Will Smith më mirëpriti si shqiptar

View this post on Instagram

Still #filming ..

A post shared by Marko Caka (@markocaka) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme