Ministri i Punëve të Jashtme Marko Gjuriq nesër do ta përfaqësojë Serbinë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku do të shqyrtohet raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).
Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e UNMIK-ut, e cila duhet të fillojë në ora 16:00, do të mbahet në kohën kur sipas raportit të Guterres, “atmosfera në Kosovë është ende e tensionuar dhe kur ekziston rreziku i përshkallëzimi i tensioneve”, raporton Danas.
Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018. Në vitin 2019 për Kosovën janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa nga viti 2020 mbahen dy seanca çdo vit, në prill dhe tetor.