Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë.
Sipas tij, kjo po bëhet me qëllim që në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’.
“Ajo që ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”.
Kujtojmë se sot rreth orës 11:00, disa punonjës të KQZ-së kanë marrë alergji trupore gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia.