Markoviq: Serbët e Kosovës duhet ta dëgjojnë Beogradin zyrtar

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë së Bashkuar njëherësh deputet Dragan Markoviq tha se “serbët nga Kosova duhet të dëgjojnë ato që thotë Beogradi zyrtar”.

Sipas tij një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe të gjitha partitë serbe përveç Listës Serbe që mund të paraqiten për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që kundërshtonin interesat e popullit serb dhe shtetit të Serbisë.

Deputeti serb tha se opozita në Serbi nuk bëri asgjë për Kosovën derisa ishte në pushtet.

“Beogradi zyrtar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq kurrë nuk do të largohen nga serbët e Kosovës. Ju e keni parë se sa e vështirë është për Vuçiqin dhe Daçiqin të lobojnë çdo ditë dhe të luftojnë për interesat serbe kur bëhet fjalë për Kosovën “, shtoi Markoviq, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme