Drejtori ekzekutiv i klubit Inter, Giuseppe Marotta, është duke e pritur largimin e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi.
Kjo për shkak se futbollisti 26 vjeçar nuk është i përfshirë në planet e skuadrës italiane, shkruan Goal.
Pavarësisht se gruaja e Icardit ka thënë se ai mund të qëndrojë në Inter, pas transferimit të futbollistëve Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, ka pak shpresë që futbollisti në fjalë të mbetet në klub.