Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se transferimi i Achraf Hakimit te Paris Saint-Germaini është në fazat përmbyllëse dhe do të kryhet shumë shpejt.
Marrëveshja besohet se arrin shumën prej 70 milionë eurosh duke përfshirë bonuset që lidhen me performancën.
“Piero Ausilio ka punuar në atë (marrëveshjen), jemi në fazat përmbyllëse. Janë disa formalitete që duhen kompletuar, por mendoj se brenda një ditë apo më shumë, do ta përmbyllim”.
“Padyshim që është një moment i dhimbshëm për ne, por unë jam një administrator që duhet të siguroj stabilitet ekonomik për klubin gjatë një periudhe të vështirë në gjithë botën e futbollit”.
“Porsa të mbyllet marrëveshja për Hakimin, do të na japë pakëz hapësirë për frymëmarrje dhe shpresojmë shumë se nuk do të duhet të shesim lojtarë tjerë të mëdhenj, sepse duam ta ruajmë pjesën kryesore të skuadrës që e fitoi Scudetton”, ka deklaruar Marotta për Sky Sport Italia.