Maroviq: “Ballkani i Hapur” ka kuptim vetëm nëse marrin pjesë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja malazeze dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq, tha se ajo e sheh Ballkanin e Hapur si një nismë që synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, derisa ka theksuar se kjo nismë ka kuptim vetëm nëse marrin pjesë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

“Unë e shoh Ballkanin e Hapur si një nismë, qëllimi i së cilës është të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe të përmirësojë bashkëpunimin në atë fushë midis vendeve të rajonit,” tha ajo për Vijesti me bazë në Podgoricë, përcjell Klankosova.tv.

Ajo shtoi se nuk është e mundur të vlerësohet një iniciativë dhe të merret vendimi  brenda natës.

Të ngjashme