Presidenti Putin dhe Rusia, para dhe pas 11 shtatorit 2001, kanë bërë ndryshime thelbësore në politikën jashtme ruse, duke e përshtatur atë me politikat historike të Rusisë dhe realitetet e krijuara rishtas në politiken ndërkombëtare.
11 Shtatori i shpjegoi tendencat përafruese në marrëdhëniet SHBA-së dhe Rusisë, kjo marrëdhënie kishte për synim të hapi një epokë të re, të raporteve pozitive në mes dy vendeve SHBA-Rusi.
Sikur dihet Putini ka qenë një kuadër i KGB-së ruse… Duke e ditur se Rusia është hapur për bashkëpunim, presidenti Xh.W.Bush e kishte kuptuar këtë momentum politik dhe me pas e kishte kapur atë si opsion të bashkëpunimit Rus-Amerikan, në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar, në pakësimin dhe reduktimin e armëve bërthamore, në mbajtjen e paqes në konfliktin Izrael-Palestinë, si dhe në arritjen e një marrëveshjeje historike Kosovë-Serbi, për të cilën çështje ende nuk janë pajtuar SHBA-ja dhe Rusia.
Dikur gjatë Luftës së Ftohët ish Bashkimi Sovjetik, BRSS-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e luanin “lojën” më shumë duke e pasur parasysh që fitorja e njërës palë në një pjesë të botës sa i përket influencës dhe lidershipit konsiderohej dobësim dhe humbje për palën tjetër. Ndërsa që nga 11 Shtatori i 2001-ës, tanimë kjo teori si duket ka rënë nga loja, dhe bashkëpunimi në mes këtyre dy shteteve të mëdha me ndikim në gjeopolitikën botërore, do të avancohet ma tej.
Siç e kishte thënë më parë njohësi i shkëlqyer i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ish-sekretari i Shtetit në SHBA, Henry Kissinger, marrëdhëniet Amerikane -Evropiane – Ruse duhet të përballojnë katër sfida bazë :
-Në fushën politike – Nevojat e së sotmes nuk duhet të mbulohen me shpresat për të ardhmen, pra veçanërisht ruajtjen e raporteve me Evropën përmes aleancës së NATO-s, si linja e vetme zyrtare e raporteve në mes dy fuqive, por këtu s’duhet përjashtuar edhe Kinën, Japoninë dhe Izraelin. Amerika s’mund të taktizojë asnjëherë me ndonjë politik momentale kur vihen në pyetje interesat e saj, dhe aleatëve të vet.
-Rusia do të kërkojë që të ruajë influencën e vet në rajonet e një rëndësie gjeopolitike dhe historike – Për të dhe kjo duhet jetë bazë për ndërtimin e raporteve të reja amerikane-ruse, duke mos lanë anash edhe raportet e reja të mira me Kinën dhe Korenë e Veriut;
Mund të konkludojmë se Amerika ka nevojë për një politikë të jashtme të zgjuar, thoshte H. Kissinger, duke i bërë shtetet e tjera, si Kina dhe Rusia më shumë të përfitojnë nga bashkëpunimi me Amerikën sesa të humbin, politikisht, ekonomikisht, dhe diplomatikisht.
Gjithashtu, një çështje që ka qenë e ndërlidhur me interesat SHBA-Rusi ka qenë edhe statusi i pazgjidhur i Kosovës, i cili ka rrjedhën e vet nga paslufta e vitit 1999, kur forcat e NATO-së hynë në Kosovë në bazë të mandatit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB-së. Kjo ishte në kundërshtim me aspiratat e popullit shqiptar për autonomi, sepse dihet që ata kishin rezistuar paqësisht dhe luftuar me pas për pavarësi nga Jugosllavia shtypëse. Megjithatë, Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj nga Serbia më vonë, në shkurtin e 2008-ës, dhe ishte njohur deri më tani nga më shumë se 115 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)-së, kurse tani mbetet që dy vendet Kosovë-Serbi të shkojnë drejt normalizimin të plotë të marrëdhënieve të tyre, me një marrëveshje jo të lehtë historike e cila do të dërgonte dyja vendet në njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Koha se kur do të vendosim të hyjmë në këto negociata është rëndësi jetike për diplomacinë kosovare dje, sot, apo nesër.
Dhe për të ardhur deri te zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje rreth pranimit të Kosovës nga Serbia fqinje, konsideroj se ka dy mënyra :
-Ulja në bisedime e përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës dhe arritja e një marrëveshje dypalëshe për njohje të ndërsjellë, nën mbikëqyrjen amerikane, dhe evropiane pas konsolidimit të institucioneve të BE-së, të dala nga zgjedhjet e fundit të 2019-ës, si dhe
-Një rrugë tjetër mund të ishte thirrja e një Konference Ndërkombëtare nga Perëndimi, dhe të tjerët, lidhur me ofrimin e Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e bisedimeve, ku me pas Konferenca do t’i jepte edhe garancitë për arritjen e marrëveshjes nga të dyja palët në negociata.