Marrëdhëniet me SHBA-në, Kurti: Kurrë më të mira, mund të mos kemi raport me ndonjë zyrtar

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mohuar se Kosova ka krizë në marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ani pse është suspenduar Dialogu Strategjik dhe pati kritika publike edhe nga Ambasada amerikane ndaj Vetëvendosjes.

Ai ka insistuar se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, teksa ka shtuar se mund të mos ketë raporte të shkëlqyeshme me ndonjë zyrtar amerikanë.

“Është brengë, por unë besoj se përkundër kësaj edhe pse duket që nuk i kemi raportet e shkëlqyeshme me SHBA-në, me ndonjë zyrtar. Kjo nuk do të thotë se nuk i kemi marrëdhëniet e mira. Është zhvillimi, diplomacia dhe mbrojtja”, ka thënë Kurti.

“Kurrë nuk kanë qenë marrëdhëniet më të mira me SHBA-në sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë. E kemi kulmin e marrëdhënieve, sa i përket zhvillimit është normale sepse është mbyllur USAID-i, sa i përket diplomacisë, kritikën më të madhe ka qenë në fund të majit të vitit 2023 kur katër kryetarët e komunave shkuan nëpër zyrat e tyre, më vonë shkuan kryetarët e PDK-së. Lulzim Hetemi dhe Erzen Atiqi. Kritika më e madhe ka qenë deklarata e Blinkenit, ne jemi miq përkundër kritikave”, ka thënë ai.

Të ngjashme