Marrëveshja e pengjeve mund të zgjatet

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Grupi i fundit i pengjeve që do të lirohen sipas marrëveshjes fillestare pritet të dalë nga Gaza gjatë ditës së sotme.

Për çdo shtetas izraelit të liruar, tre të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite janë liruar.

Indikacionet e hershme sugjerojnë se armëpushimi, i cili skadon në mesnatë, mund të zgjatet.

Izraeli po ofron një ditë të mëtejshme pauze në luftimet në Gaza për çdo dhjetë robër të liruar, dhe Hamasi thotë se mund të bie dakord për një zgjatje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se 20 deri në 40 pengje të tjera izraelite mund të lirohen. Rreth 180 njerëz mbeten në robëri, duke përfshirë rreth një duzinë me fëmijë.

Në Gaza, armëpushimi ka lejuar shpërndarjen e ndihmave të nevojshme, pasi kriza humanitare e shkaktuar nga bombardimet e pandërprera izraelite vazhdon me javë të tëra.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ishte i hapur për të zgjatur marrëveshjen.

Por ai gjithashtu theksoi se pas armëpushimit, Izraeli do të rifillojë ofensivën e tij me qëllimin për të eliminuar Hamasin.

Të ngjashme