Dhjetë takime iu deshën Albin Kurtit e Isa Mustafës për ta bindur njëri tjetrin për të bashkë-qeverisur.
E të dielën e parë të muajit shkurt LVV e LDK arritën të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë pritur. Por çka shkruhet në këtë marrëveshje nuk e ka parë askush përveç liderëve të të dy partive.
Në ditën e seancës kur u votua Qeveria Kurti, deputeteve iu dha një dokument 16 faqesh që në parim tregon arritjen e marrëveshjes dhe prioritetet e qeverisë.
T7 ka arritur që në kushte anonimiteti ta sigurojë këtë dokument i cili tregon se për çka zotohen e për çka në parim janë marrë vesh partnerët e koalicionit.
Në dokument thuhet se Kurti nuk mund të shkarkojë ndonjë ministër të LDK-së pa pajtimin e Isa Mustafës. Po ashtu Qeveria e re do ta heq taksën e vendosur nga Ramush Haradinaj ndaj Serbisë duke e zëvendësuar me masën e reciprocitetit.
Mes tjerash shkruhet se dy partnerët janë marrë vesh për ndarje të barabartë të qeverisë.
Kurse sa i përket postit të Presidentit kanë thënë se do të deklarohen më vonë.
“Dy krerët e subjekteve politike do të dakordohen për çështjen e Presidentit me një akt të veçantë”
Një kërkesë që gjatë ditës e kishte edhe Richard Grenell duket se do të arrihet në qeverisjen e Albin Kurtit.
Në këtë parim marrëveshje thuhet se taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe do të zëvendësohet me reciprocitetin.
“Sa i përketë tarifës, do të zëvendësohet me masa të reciprocitetit të plotë me Serbinë. Do të bashkëpunojmë me BE-në, në të gjitha fushat institucionale, prej harmonizimit të legjislacionit e deri te praktikat e mira në politikat publike.”
ministra e dy zëvendëskryeministra.