Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor javën tjetër do ta nënshkruajnë marrëveshjen e Romingut.
Pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë edhe Kosova, njofton Klan Kosova.
Lajmin në mbledhjen e Qeverisë e ka bërë të ditur Valdrin Lluka, Ministri i Zhvillimit Ekonomik.
Sipas marrëveshjes deri më 2021 tarifat e Romingut ndërmjet këtyre shteteve do të jenë shumë të ulëta.
Në prill të 2018 në samitin e parë digjital të mbajtur në Shkup ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit.