Marrëveshja e nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Washington, pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Kuvendi do të mblidhet në orën 10 për një seancë të re plenare dhe mes pikave të paralajmëruara të rendit të ditës, pritet të futet edhe marrëveshja 236 milionë dollarëshe me SHBA-në.
“Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit të enjten për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, tha Kurti.
Programi Kompakt prej 236.7 milionë dollarësh përqendrohet në çështjen e energjisë.
Parlamenti ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare me votat e dy të tretave e të gjithë deputetëve.