Bashkimi Europian ka kritikuar, të hënën, marrëveshjen e Serbisë me Rusinë për “konsultime të rregullta” në politikën e jashtme. Sipas zyrtarëve, kjo lëvizje ka ngritur “pyetje serioze”, në një kohë kur Brukseli u ka thënë vendeve që janë kandidatë për anëtarësim në BE, të mos vazhdojnë bashkëpunimin e zakonshëm me Moskën.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb Nikola Selakoviq nënshkruan të premten një dokument të quajtur “plani për konsultime”.
Selakoviq tha se parashikohen konsultime mbi aktivitetet dypalëshe dhe shumëpalëshe, duke theksuar se aty nuk ka asgjë për politikat e sigurisë. Partitë opozitare serbe po ashtu e kritikuar dokumentin, shkruan Reuters.
Serbia e bombarduar nga NATO dy dekada më parë, tani kërkon të futet në Bashkimin Evropian. Por ajo ka bërë përpjekje prej kohësh për të balancuar lidhjet e ngushta historikisht me Rusinë kundër aspiratave për integrim ekonomik dhe politik me Perëndimin.
Duke folur me gazetarët në Bruksel, të hënën, Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, vuri në dukje se dokumenti ruso-serb për konsultime ishte nënshkruar vetëm disa ditë pasi Moska njoftoi një mobilizim për luftën e Ukrainës dhe filloi të organizojë referendume në rajonet e populluara me rusë etnikë.
“Ne po e marrim këtë shumë seriozisht dhe po e ndjekim këtë”, tha Stano.
Zyrtarët serbë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment për deklaratën e Stanos. Edhe pse Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Mos