Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se e ka diskutuar sot me Kryeministrin kosovar Albin Kurtin, marrëveshjen e vitit 2013, të cilën shefi i qeverisë së Kosovës, paralajmëroi se duhet dërguar në Prokurori.
Megjithatë Stoltenberg ndryshe nga Kurti, u shpreh se secila marrëveshje e nënshkruar, është nën përgjegjësinë e secilit për t’u respektuar, njofton Klan Kosova.
Në këtë marrëveshje të nënshkruar më 2013-të thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës për të kaluar në pjesën veriore, paraprakisht duhet kërkuar leje nga KFOR-i.
”Kjo ka qenë temë që e kemi diskutuar. E mirëpres që autoritete e Kosovës vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen e vitit 2013 që FSK të mos kalojë në pjesën veriore të Kosovës pa leje të KFOR-it”.
”Kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar për të gjetur një balanc, për situatën aktuale dhe ne vazhdojmë të mbështesim edhe më tej në gjetjen e një zgjidhjeje politike për të shmangur dhe njëkohësisht për të gjetur zgjidhje në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd”.
”Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me autoritetet e Kosovës”.
”Dhe kjo marrëveshje për të gjitha vendet dhe për të gjitha institucionet kur kemi një marrëveshje, nënshkruhet me persona që janë në pozicionet e tyre respektive dhe është ende valide dhe është përgjegjësi e të gjithëve për të zbatuar ende një marrëveshje e cila nënshkruhet”.