Marrëzitë tona s’kanë fund

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 22:12 | Nga Nezir Kraki

Sot, në përkujtimin e sakrificës së Jasharajve, kemi ardhë në pikën kur na duhet t’i bindim liderët tanë që ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe ta respektojnë kushtetuten e saj.

Merreni me mend, u bënë 20 vite që aleatët tanë i thonë Serbisë dhe botës se Kosova është çështje e mbyllur. E fiks, ende pa u mbyllë cikli i bërjës dhe i pranimit të Kosovës, del presidenti i saj dhe i thotë botës ‘jo, Kosova ende s’është kryer, ne do gjejmë kompromis të dhimbshëm me Serbinë’.

Pamendojeni disponimin dhe habinë në Paris, Berlin, Londer e Washington kur disa palaço të pakulturë dhe pa integritet, u thonë diplomatëve aleatë se refreni që ata ia kanë këndu botës këto 20 vite ishte i pasaktë….Se Kosova, ne fakt, nuk është shtet sovran…
…se Kosova ka vendosë ta dëmshpërblej Serbinë për krimet që ajo ka bërë brenda saj. Kosova ka vendosë t’i jep diçka Vuçiqit që ai të mos dal keq përpara populit të tij. Fatkeqësia jonë e re është se disa palaço të Kosovës dhe të Shqipërisë janë bindur se Kosova është tiketa e tyre për futje në histori.

Jo o idiota, ju n’histori veç jeni futë tashmë por si dhunuesit më të mëdhenj të ëndrrës shqiptare për dinjitet dhe krenari. Jeni futë n’histori tashmë si personazhe të gërditshme me të cilët gjenaratat e ardhshme do turpërohen. S’keni shpresë për riparim se nuk riparohen 20 as 30 vite vjedhje e dështime. Nuk riparohen mijëra të rinj e familje të thyera nga nevoja për ikje, ikje për bukë e shpresë.

A e shihni miq pse sot unë turpërohem dhe hezitoj edhe ta kujtoj sakrificën e Adem Jasharit për këtë vend që shokët e tij s’e lanë të bëhej.

Lavdi atij trimi e turp këtij injoranti me shokë.

Të ngjashme