Dhënia në shfrytëzim e pronave publike nga komunat, mund të sjellë keqpërdorime

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 14:05 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka votuar propozim-ndryshimet në Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Kryetari i Komisionit Nait Hasani tha se ky propozim i jep rrugë komunës për zhvillim.

“Kryetarët e komunave janë njerëzit e vetëm qe janë të zgjedhur nga populli. Nuk janë në kundërshtim me asgjë janë në formën e zhvillimit pozitiv të komunave”, ka thënë Hasani, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Vetëvendosjes,  Adem Mikullovci tha se kryetarët e komunave përmes këtij propozimi kanë mundësi më shumë për keqpërdorime.

“Janë favorizuar shumë kryetarët e komunave sepse po ju jepen të drejtat edhe për keqpërdorime”, ka thënë Mikullovci.

Deputeti, Milaim Zeka tha se po i jepet të drejtë kryetarëve të vendosin për komunën e tyre.

“Komuna në mënyrë të drejtpërdrejt ka të drejt më negoicu për atë që është në dobi të komunës. Edhe buxheti është nda pak si me të njohshëm, dhe kjo jam i bindur që u jep hapësirë shumë të madhe kryetarëve të komunave për me vendos për komunën e tyre”, ka thënë Zeka.

E, Arban Abrashi, deputet i LDK-së, tha se përmes këtij projektligji i jepet rrugë zhvillimit  lokal.

“Unë mendoj që i hap rrugë zhvillimit lokal. Nëse vjen një investitorë ne komunë ne me i thonë po. Kur po ka dallavere në komunë kjo po bëhet në mënyrë jo transparente, bile këtu bëhet transparente. E kisha hekë dilemën që kryetarët po marrin shumë kompetenca”, ka thënë Abrashi.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina tha se përmes këtij ligji bëhet kontroll dhe balancë  për pushtet lokal.

“Ajo çka unë jam rehat në fund të ditës është se vendimet i merr Kuvendi komunal dhe kjo është një lloj kontrolli dhe balanci edhe tek pushtetet. Është një prej pak ligjeve qe kemi pas,  një lloj unanimiteti të padiskutueshëm”, ka thënë Pantina.

Të ngjashme