Qyteti i dytë më i madh në Francë, Marsejë, i ka ndaluar demonstratat publike pas protestës së mbrëmshme.
Autoritetet lokale bënë të ditur se i gjithë transporti publik do të ndalet nga ora 19:00, teksa një takim urgjent i presidentit francez Emmanuel Macron me kryeministren Elisabeth Borne dhe ministrat e qeverisë ka nisur.
E, ministria e Brendshme franceze ka bërë të ditur se numri i personave të arrestuar pas trazirave të mbrëmshme është rritur në 875, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, Macron ka bërë të ditur se deri më tani 492 ndërtesa janë dëmtuar, janë djegur mbi 2 mijë vetura ndërsa janë ndezur mbi 3 mijë e 900 zjarre.
Protestat në të gjithë Francën vijnë pasi policia vrau një 17-vjeçar i cili refuzoi të ndalej për një kontroll policor.