Marsela Çibukaj kudo në shoqërinë e Vitmar Bashës, ja historia e dashurisë së çiftit

Prishtinë | 26 Maj 2025 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka asnjë aktivitet ku Marsela Çibukaj nuk shoqërohet nga partneri i saj, Vitmar Basha. Ndaj

edhe në mbrëmjen e “Netët e Klipit Shqiptar” nuk kishte sesi të mungonte çifti i dashur.

Të dy të veshur me një stil që nuk kishte sesi mos të binte në sy, çifti ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa kanë hyrë në sallë, të kapur nga dora. Prej shumë vitesh ata janë një çift i konsoliduar, ku shpesh herë kanë folur hapur për historinë e tyre të dashurisë.

Vitmar Basha dhe Marsela Çibukaj kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre. Çifti i këngëtarë treguan se janë njohur rreth 12 vite më parë, në një festival ku Marsela Çibukaj ishte prezantuese ndërsa Vitmar Basha i ftuar.

Të ngjashme