Marshit për drejtësi, i bashkohet edhe SBASHK-u

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me Universitetet, kanë marrë vendim që me 2 prill të marshojnë për drejtësi e organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

“SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në Universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi” organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”, thuhet në njoftim.

Sipas SBASHK, në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet.

Të ngjashme