Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë organizuar shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me marsh përkujtimor, raporton Ekonomia Online.
Ata marshin e kanë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shkuar deri te Lapidari dedikuar personave të Zhdukur para ndërtesës së Kuvendit.
Në marsh ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.