Qytetarët me pankarta kanë marshuar dhe tani janë mbledhur në sheshin Skënderbeu. Për pak pritet të nisin dhe fjalimet.
Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet në Prishtinë, për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët nga nesër fillojnë gjykimin në Hagë.
Përpos nga shumë qytete të Kosovës, për të marshuar kanë ardhur edhe nga vendet e rajonit.