Muaji Mars ka nisur me një bilanc të tmerrshëm vrasjesh në Tiranë që kanë tronditur mbarë vendin.
Një vrasje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Paskuqan ku mbetën të vdekur 2 persona dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë.
Autori i vrasjes Dani Hutra shkoi në shtëpinë e ish- bashkëshortes dhe qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë ku ajo jetonte.
40-vjeçari la të plagosur me armë zjarri Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Një tjetër vrasje ndodhi pak minuta më pas në Kodër Kamëz ku u qëlluar për vdekje me armë zjarri 31-vjeçarja, Etleva Kurti.
Autori i vrasjes dyshohet të jetë i njëjti person që ju mori jetën dy grave në Paskuqan.
Këto dyshime u hodhën nga vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë. Kurti është shprehur:
“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”.
Saga e vrasjeve dhe plagosjeve nga Dani Hutra nuk përfundon me kaq.
Një grua u plagos në Astir me mjet prerës ku autor dyshohet të jetë 40-vjeçari.
Dani Hutra rezulton njëvrasës serial pasi në vitin 2007 është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja 22 vjeç, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës.
Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.
Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.