Mediet janë qenie më e fuqishme në botë. Kanë aq fuqi sa ta kthejnë të pafajshmin në fajtor dhe fajtorin në të pafajshëm. Kjo po që është fuqi, sepse kështu kontrollohet mendja e masave.
Malcolm X
Filozofi grek, Sokrati, ishte një njeri shumë i respektuar i cili u martua me një vajzë nëntëmbëdhjetëvjeçare, kur vetë ishte dyzet. Sokrati arriti, atë që shumë pak njerëz në historinë e njerëzimit të bënin.
Ndryshoi drejtimin e mendimit njerëzor, dhe sot, njëzetekatër shekuj pas vdekjes së tij, nderohet si një nga njerëzit më të mençur. Po cila ishte metoda e tij?
Ai ishte shumë dinak, për të bërë këtë, e ashtuquajtura, Metoda Sokratike, bazohet e gjitha mbi aftësinë për të marrë një përgjigje pozitive.
Ai bënte pyetje për të cilat bashkëbiseduesi i tij ishte i detyruar të përgjigjej me pohim dhe vazhdonte derisa kundërshtari i tij, pothuaj pa e kuptuar, aprovonte një përfundim, që disa minuta më parë do ta kishte refuzuar kategorikisht.
Napolon Bonaparta dhe gruaja e tij kishin gjithçka, për të qenë të lumtur: shëndet, pasuri, fuqi, bukuri, dashuri, adhurim. Me kalimin e kohës dhe zjarri i dashurisë nuk kishte ndriçim. Por fatkeqësisht, flaka e shenjtë u shua shpejt, nxehtësia u ftoh dhe u transformua në hi!
Bonaparta, mbretëreshën e kishte bërë bukuri të gjallë të Francës, fuqia e Francës, dashuria e Francës, por gruaja e re nuk ndalej, që të grindej e të ankohej vazhdimisht. E brejtur nga xhelozia dhe dyshimet, mbretëresha e bukur nuk kujdesej për porositë e burrit. E shqetësonte vazhdimisht, hynte në zyrën e tij kur ishte i zënë me punët e shtetit, nuk e linte kurrë vetëm, nga frika se mund të takonte gra të tjera.
E persekutonte dhe e bezdiste burrin e saj aq sa Napoloni, pronar i dymbëdhjetë kështjellave madhështore, nuk kishte një vrimë ku mund të rrinte i qetë. Do të thotë Tragjedia e një Mbretërie. Për pasojë, mbreti Napolon në mbrëmje fshehurazi dilte nga pallati dhe i shoqëruar nga ndonjë mik besnik shkonte të merrte frymë lirshëm dhe të gjente shoqërinë e ndonjë gruaje të bukur.
Mbretëresha e Francës, por as mbretëria as bukuria nuk mundi ta mbante gjallë, ajo që kishte frikë tashmë ndodhi, gjithçka që ndodhi ishte vepër e saj, e provokuar nga xhelozia edhe nga karakteri i saj i keq.
Leon Tolstoi ishte një tragjedi dhe shkak i kësaj tragjedie ishte martesa. Fatkeqësisht, gruaja e Kontit këtë fakt e kuptoi shumë vonë, në shtrat para vdekjes, iu rrëfye vajzave të veta, të saj: Unë isha shkaku i vdekjes të babait tuaj. Vajzat qanin, nuk i thanë gjë. E dinin që nëna e tyre thoshte të vërtetën: e dinin që ajo kishte vrarë babanë e tyre me ankimet e vazhdueshme, me zënkat e përjetshme, me kritikat e saj në çdo moment.
Megjithatë Tolstoi dhe gruaja e tij duhej të ishin të lumtur! Ai ishte romancier më i famshëm i kohës me librat e tij “Lufta dhe Paqja”, “Ana Karenina”, libra të cilët do të mbeten të pavdekshëm. Jeta e tyre bashkëshortore kishte filluar mirë, në periudhën e parë të martesës së tyre, lumturia ishte aq e përsosur, sa ata i luteshin Zotit që të vazhdojë gjithmonë kështu. Pastaj ndodhi diçka e papritur. Tolstoi pak nga pak ndryshoi: filloi të turpërohet për librat që kishte shkruar.
Ky njeri, që pranonte se në rini kishte kryer të gjitha mëkatet e imagjinueshme, ndër të tjera edhe një vrasje, u shndërrua në një fetar të devotshëm. Pasurinë, tokat e veta i dhuroi, filloi të bënte një jetë të varfër dhe të mjerë. Punonte në ara, i bënte vetë këpucët e tij, hante në një tigan të pistë dhe i lutej Zotit për mëkatet e veta.
Gruaja e tij e donte luksin, Tolstoi e përbuzte, ajo donte famën, Tolstoi nuk i interesonte fama, gruaja i tij donte paratë dhe pasurinë, Tolstoi i konsideronte pasurinë dhe pronën private një krim. Dëshira e fundit, ishte që e shoqja të mos afrohej pranë krevatit, ku po jepte shpirt.
Ky ishte çmimi që kontesha Tolstoi pagoi për histerizmin e saj, për grindjet, ankimet dhe kritikat e pafund që ia ka shkaktuar.
Edhe Abraham Lincoln pati një martesë tragjike. Kur Boothi e qëlloi në atentatin që ia mori jetën, Lincoln as që ndjeu goditjen. Për të vrasja nuk ishte vdekje tragjike, por martesa!
Për njëzetepesë vjet, bashkëshortja e kritikoi për gjithçka, vazhdimisht i ndërhynte për mënyrën e tij të ecjes, për kurrizin e dalë, për pamjen e tij, për hundën e tij të shtrembër, për buzën e poshtme që i dilte shumë përpara, duart dhe këmbët shumë të mëdha, kokën shumë të vogël.
Lincoln me bashkëshorten Meri nuk kishin asgjë të përbashkët, asgjë me njëri-tjetrin, as edukimin, as temperamentin, as shijet, as mentalitetin. Ishin komplet të ndryshëm. Nuk bënin gjë tjetër veçse ziheshin e përplaseshin me njëri-tjetrin. Ndonjëherë zënka, zemërimi shprehej me dhunë dhe me gjeste të vrazhda.
Zonja Lincoln kishte një xhelozi aq të tepruar sa edhe sot, kur lexon përmbledhjen e skandaleve që i ka bërë të shoqit në ambientet publike, mbetesh i shtangur. E shkreta përfundoi e çmendur dhe duhet besuar se çmenduria që kishte brenda vetes ishte shkaku i karakterit të saj pervers.
Lincoln kërkonte të largohej nga bashkëshortja, rrinte larg shtëpisë për muaj të tërë, duke preferuar të jetonte në hotele, në kushte të papërshtatshme sesa të kthehej në shtëpi, ku e prisnin zënkat pa fund me të shoqen. Këto janë rezultatet dhe sjelljet e tyre, ata e kthyen jetën familjare në tragjedi dhe shkatërruan ndjenjat e tyre më të dashura.
Duke bërë një analizë të rasteve të panumërta të divorceve, arrihet në konkluzion, se një nga arsyet kryesore që bashkëshorti braktis shtratin martesor janë zënkat dhe kritikat e vazhdueshme të së shoqes. Mua më është dashur të kalonin 40 vjet për ta kuptuar vetveten. Njerëzit e zakonshëm nuk i pranojnë gabimet që i bëjnë. Në të shumtën e rasteve, kritika është e pavlefshme, sepse i shtyn ata që kritikohen, të mbrohen dhe justifikohen, është e rrezikshme, sepse prek një cilësi të çmuar të njeriut, që është krenaria, nëpërkëmb ndjenjën e rëndësisë dhe krijon pakënaqësi.
Në ushtrinë gjermane, si rregull është e ndaluar ta qortosh dikë, menjëherë pasi ka ndodhur një ngjarje. Sipas rregullës gjermane, duhet pritur të kalojë pak kohë, sepse nëse kritika bëhet menjëherë, dënohet ai që kritikon dhe ai që ka gabuar. Do të ishte mirë që kjo përvojë të zbatohet nga të gjithë, në jetën civile dhe shoqërore.
Do të duhej një ligj kundër prindërve grindavecë, grave grindavece, shefave, menaxherëve për të gjitha kritikat, që të jenë pak të përmbajtura, duhet pritur të kalojë pak kohë, që të kritikojmë për gabimet e të tjerëve. I vetëdijshëm, mundohu të arrish, të ngrihesh në lartësinë e duhur, atëherë nuk do të kesh frikë nga jeta, nuk të befasojë asgjë, pa marrë parasysh do të vallëzosh me të gjitha të mira dhe të këqijat që do t’i hasësh në jetën tënde.
Ti, tani e di se nuk ndjen kurrfarë ankthesh nga e nesërmja. E di, me vetëdije të plotë, do të jetosh jetën tënde dhe secila ditë do të jetë, një ditë e re, një fillim i ri. Do t’i përmbahesh fjalës së urtë. Njeriu i mençur fillon të jetojë ditën, sikur të fillojë një jetë e re. Në qoftë se duam t’i luftojmë ankthet dhe brengat tona, atëherë ta lejojmë veten të bëhemi pjesëmarrës në këtë botë, me këta njerëz që na rrethojnë (i sëmuri ka një dëshirë – shëndetin, i burgosuri ka një dëshirë – lirinë).
Kështu do të gjejmë paqe dhe lumturi. Për çdo ditë bën një vepër, një punë të mirë, një veprim që dikujt do t’ia kthejë buzëqeshjen magjike në fytyrat e ngarkuara me brenga. Lodhja e jonë nuk shkaktohet nga puna, por nga brengat, frustrimi, pakënaqësia nga gjërat, për të cilat ne kurrë nuk gjejmë kohë.
Gjysmën e orëve të ditës e kalojmë duke qenë të zënë me punët tona. Në qoftë se ju nuk gjeni kënaqësi askund tjetër. Interesi që ju keni në punën tuaj ua largon brengat. Një qëndrim juaji pozitiv karshi punës që bëni, ju krijon juve kënaqësinë më të madhe në jetë. Në këtë mënyrë ne kemi shmangur lodhjen ose kemi minimizuar atë.
Mos ndërhyni kur njerëzit flasin, ata kur janë duke folur, e ju nuk pajtoheni me folësin dhe i ndërhyni është shenjë e joemancipimit. Por ju nëse e ndërprisni në gjysmë të bisedës, ata më pas janë në gjendje të ju dëgjojnë, nuk do të ju përcjellin, me gjysmë veshi do të ju dëgjojnë. Koha, jeta që sjell me të gjitha të mirat dhe të këqijat, ajo shëron shumë gjurmë. Ndoshta ajo zgjidh problemet të cilat ju i keni sot.
Nga pikëpamja personale, është shumë më e favorshme ta ndryshosh veten sesa të kërkosh t’i ndryshosh të tjerët.
Nga paragjykimet dhe xhelozia Benjamin Franklinin e dërguan ambasador në Francë. Të gjithë budallenjtë janë të aftë të paragjykojnë të kritikojnë, të dënojnë e akuzojnë, por mirëkuptimi dhe fjala janë tregues karakteri dhe inteligjence.
Një njeri i madh tregon madhështinë e tij nga mënyra se si i trajton njerëzit e vegjël. Në vend që të paragjykojmë, le të përpiqemi të kuptojmë përse të tjerët vepruan ndryshe nga ajo që do të vepronim ne, do të shohim që kjo është më e vlefshme sesa paragjykimet. Do të jetë burim simpatie, burim i përkrahjes, burim i tolerancës dhe mirësjelljeje.
Në këtë botë ka vetëm një mënyrë për të arritur, që dikush tjetër të bëjë atë që dëshiron ti. Kjo mënyrë është, të bësh të mundur që edhe tjetri të dëshiron atë që duam ne. Mënyra e vetme efikase për të arritur atje ku mua më intereson, është që t’i bind të tjerët ta duan të njëjtën gjë, të bind të tjerët të mos merren me thashetheme, mos ta paragjykojnë askënd.