Martesa që zgjati vetëm 18 ditë, çfarë shkoi keq mes Lopez dhe Laundry?

Prishtinë | 07 Jan 2023 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Çfarë shkoi keq me aktori Mario Lopez dhe të dashurën e tij? Ata ishin një çift shumë i dashur dhe për 6 vite ishin ndër çiftet më të pëlqyer të Amerikës. Mirëpo, 18 ditë pasi u martuan, marrëdhënia e tyre mbeti në të kaluarën.

Dy javë pas martesës së tyre, aktorja dhe modelja, Ali Landry e anuloi martesën me Lopez-in për shkak të tradhtisë së tij, veçanërisht duke përmendur një incident ku ai dyshohet se e tradhtoi gjatë festës së tij të beqarisë vetëm disa ditë para dasmës së tyre.

Tetëmbëdhjetë vjet pasi ndodhi, Ali Landry ende e kujton martesën e saj të shkurtër me Mario Lopez dhe gjithçka që ndodhi me të, si “të tmerrshme”.

Dyshja u njohën në konkursin Miss Teen USA në 1998 dhe qendruan së bashku për 6 vjet, por martesa e tyre u anulua pas vetëm dy javësh.

“As një javë më vonë, kuptova se kjo ishte kalimtare, tha Landry në podcastin Unfolding Leadership. “Mendova me vete: “Si ia dola, si ia dola me këtë?”. Pastaj pashë veten dhe mendova: ‘Si përfundova me një person të tillë? Çfarë duhet të bëj në këtë situatë?’”, tha ajo para se të shtonte se e kishte të pamundur të shikonte përpara.

“Isha e përkushtuar, por çfarë duhej bërë? Sikur ta kisha kaluar, e dini, gjithë jetën time duke qenë plotësisht e vetëdijshme për rrethanat dhe me të vërtetë duke qenë e vetëdijshme për zgjedhjet e mia. A do të përfaqësonin ato zgjedhje se kush isha unë si person?”

Të ngjashme