Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Këtë e bëri të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, i cili tha se deklarata e tij është konfidenciale, prandaj do të rezervohet të japë më shumë detaje.
“Martin Berishaj qysh me 27.01.2023 ka paraqit kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet që kanë dalë në medie”.
“Martini tashmë ka dhënë deklaratë në PSRK, deklarata e tij është konfidenciale”.
“Unë për shkak të kësaj situatë si avokat i Martinit nuk mund të ju them asgjë për përmbajtjen e kësaj deklarate”, shkroi ai në Facebook.