Lautaro Martinez i ka bërë me dije Barcelonës se nuk e ka ndërmend të largohet nga Inter.
Sulmuesi argjentinas po kalon formë të jashtëzakonshme te Inter, dhe kjo ka bërë që të tërheq interesimin e shumë skuadrave, si Barcelona, Manchester City dhe Manchester United.
“Interi është shtëpia ime. Për mua, ky klub është shumë i rëndësishëm. Tifozët janë gjithmonë të këndshëm me mua dhe kjo më duket fantastike”, tha Martinez.
“Unë përpiqem të punoj me përulësi dhe të tregoj se e meritoj këtë fanellë. Dua t’ua japë zikaltërve dhe familjes sime sa më shumë kënaqësi që mundem”, shtoi ai.