Aktorja Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me një ceremoni martese përkrah partnerit të saj, Miradit.
E njohur për publikun si një nga aktoret më të dashura të teatrit dhe sidomos për rolin e Lizës në serialin shumë të ndjekur Bashkallajk, Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë.