Mandy Moore është martuar me frontmenin e Dawes, Taylor Goldsmith, në një ceremoni romantike në L.A, të dielën.
Ylli 34 vjeçar i “This Is Us” dhe 33 vjeçari Goldsmth kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para një numri të familjarëve dhe miqve, në një dasmë shumë intime, në oborrin e shtëisë së aktores.’
Moore, e cila ka nisur lidhjen me muzikantin pas ndarjes nga bashkëshorti i parë, Ryan Adams, në vitin 2015, e ka konfirmuar qetësisht fejesën duke u parë me unazë fejese, për herë të parë në një kafene në L.A, në muajin shtator të vitit 2017.
“Puna ime ma imponon që të vishem, të bëj fotografi, dhe të jem në qendër të vëmendjes – gjë që më bën të mos ndihem rehat. Unë asnjëherë nuk kam ëndërruar që ta përkthej këtë në jetën time private”.
“Prandaj, mendoj që do ta ndjek rrugën e kundërt kur vjen puna të martesa ime”, ka thënë ajo për “Us” në muajin tetor të vitit 2017.