Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, ndërsa ngjarja e mbushur me yje përfshinte të ftuar të listës A si: Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.
40-vjeçarja konfirmoi lajmin duke publikuar në Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”.
“Përgjithmonë e imja fillon sot…11/11 E sapo martuar, përgjithmonë Paris Hilton Reum”, shkroi Hilton, e cila nuk hezitoi të tregonte edhe unazën e saj të martesës në fotografinë magjepsëse.
Paris dhe Carter njoftuan se u fejuan në shkurt pas më shumë se një viti lidhje.
Gjysma e sipërme e fustanit mahnitës të Parisit ishte bërë me rrjetë dhe e mbuluar me zbukurime të bardha me lule të ndezura. Gjithashtu kishte një dekolte elegante dhe mëngë të gjata.
Flokët e saj bionde të shndritshme ishin stiluar në formën e një topuzi të hijshëm, me balluket anësore të dredhura dhe të lëna jashtë për të vënë në pah fytyrën e saj.
Një burim i tha E! News se “Paris zgjodhi fustanin e saj vonë mbrëmë”, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj kapitalist ishin të rrethuar nga “shumë dashuri dhe mbështetje” deri në ditën e madhe.
Së bashku me një mori personash të famshëm, Paris dhe Carter shkëmbyen betimet përpara miqve dhe familjes së ngushtë.