Baret dhe restorante në Itali që nga e diela e ardhshme do të mbyllen në ora 18:00, si dhe u mbyllën palestrat, kinematë dhe pishinat publike në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se masat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomisë, shkruan Reuters.
“Ne mendojmë se do të vuajmë pak këtë muaj por duke shtrënguar dhëmbët me këto kufizime, do të jemi në gjendje të marrim frymë përsëri në dhjetor,” tha Conte në një konferencë për media.
Në fillim të këtij viti Italia ishte vendi më i goditur nga pandemia në Europë, mirëpo tani është kapërcyer nga Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Masat e reja, të cilat hyjnë në fuqi të hënën dhe për to kanë rënë dakord edhe autoritetet rajonale – kjo pasi për dy netë pati protesta në Napoli dhe Romë kundër shtetrrethimit që u futën disa rajone javën e kaluar.
Dekreti nga Qeveria inkurajon njerëzit të mos dalin jashtë dhe të kufizojnë kontaktet shtëpi me njerëzit jashtë familjes së tyre të ngushtë.
Sidoqoftë, shërbimet në bare dhe restorante do t’i nënshtrohet një sërë kontrollesh për të parandaluar përhapjen e virusit, teksa kinematë, teatrot, sallat e lojërave dhe diskotekat do të mbyllen.
Gjatë ditës së djeshme autoritetet raportuan një rekord të ri të përgjithshëm ditor prej 19,644 persona të infektuar, si dhe 151 viktima.