Masa të shtuara policore për arrestimin e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij, bastisje në lokacione të ndryshme

Prishtinë | 12 Gus 2025 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Ende ndodhen në arrati, Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edoni dhe Engjull Shkodra të dyshuar për vrasjen e tre vetave në qendër të Gjilanit të dielën që shkoi .

Policia bëri të ditur se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se janë zhvilluar bastisje në lokacione të ndryshme ku kanë dyshuar se janë duke u strehuar të dyshuarit.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtijë rasti të rëndë. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit.

Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe kushdo që posedon informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt. Janë njoftuar të gjitha pikat kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti”, tha Hashani.

Të ngjashme